tentireng.gif (2797 bytes)
tentiralb.gif (2620 bytes)
logo.jpg (5206 bytes)

Aktivitete

 

 

  

       Tenisi ne shkolla      dhe     Tenisi ne shesh

   Projekti " Tenisi ne shkolla" eshte nje nga nga projektet me te subvencionuara nga ITF. Ky projekt ka si qellim perhapjen e sportit te tenisit neper shkollat fillore e tetevjeçare.

   Sigurisht qe tenisi nuk mund te luhet me raketa profesioniste neper shkolla, prandaj ky projekt parashikon perhapjen e disa lloj raketash me te vogla. Gjithashtu parashikohet qe shkollat qe marrin pjese ne kete projekt do te marrin nje sasi te mjaftueshme raketash si dhurate nga ITF. Pasi mesuesit e fiskultures te sterviten pak nga ana tenistike, ne oret e fiskultures mundet qe femijeve t'ju mesohet sporti i tenisit.

Ky projekt eshte perkrahur nga Ministria e Arsimit dhe po punohet per te filluar se shpejti. Per me shume informacione mund te kontaktoni me Fatos Nallbanin tek enal@inima.al .

 

   Projekti "Tenisi ne shesh" eshte nje ide per te perhapur tenisin neper qytetet me te medha te Shqiperise ( mendohet te perhapet edhe ne Kosove ). 

   Ideja e ketij projekti eshte te terheqe femijet neper sheshe duke i mesuar atyre bazat e tenisit, duke zbavitur ata por edhe duke i treguar diçka per sportin e tenisit. Kjo do te nxise ndertimin e fushave te tenisit neper rrethe, si dhe do te rrise numrin e lojtareve te tenisit. Ne baze te interesimit te femijeve te qyteteve te ndryshme mund t'i dhurohen klubeve sportive mjete te ndryshme per luajtjen e tenisit me qellimin e vetem te perhapjes se ketij sporti tek moshat e reja. Ne kete drejtim deri tani kane rene dakort klubi sportiv i qytetit te Kukesit dhe ai i Shkodres.

    Ky projekt parashikohet te filloje ne 20 maj. Kryesisht aktivitete do te zhvillohen gjate week-endit per arsye se shumica e femijeve jane ne shkolle. Ky projekt  eshte ideuar dhe do te zbatohet nga  Fatos Nallbani, Penar Musaraj dhe nxenesit e shkolles se tenisit "Tirana".  Per me shume informacione na dergoni nje mesazh prane musaraj@albinfo.com .

Ky projekt ka nevoje per nje ndihme te vogel ekonomike per zhvillimin e tij. Nqs ju mund te na ndihmoni mos hezitoni te na kontaktoni.

Home  English  Shqip  Historia   Aktivitete  Te rinjte   Veteranet  Fotografi   Anetaret e Federates  Kalendari  Klubi i tenisit 'Tirana'    Mesoni tenisin ne Tirane   Kontaktoni me ne

 

Contact us for site info or report broken links to musaraj@albinfo.com . © Copyright  ATF