Make your own free website on Tripod.com
tentireng.gif (2797 bytes)
tentiralb.gif (2620 bytes)
logo.jpg (5206 bytes)    Historia
 

 

 

 

 

 

 

 

Studentet shqiptare qe studionin ne France e Itali me tu kthyer ne Shqiperi ne vitet 30 sollen sportin e tenisit, shume te perhapr ne ate kohe ne ambientet borgjeze europiane.Ne Tirane u ndertuan disa fusha tenisi,  dhe gjithashtu disa te tjera u ndertuan ne Durres. Gjithashtu lojtaret e rinj shqiptare moren pjese edhe ne aktivitete nderkombetare, ku duhet theksuar talenti dhe rezultatet e mira te arritura nga ana e Sali Nallbanit, roli i te cilit ne zhvillimin e tenisit eshte i paimagjinueshem. Me 1955, regjimi komunist e cilesoi tenisin si "sport borgjez" dhe e ndaloi luajtjen e tij. Megjihate disa pushtetare te larte vazhdonin te luanin tenis, dhe prandaj disa fusha u ruajten e u mirembajten. Federata Shqiptare e Tenisit u themelua me 1985. U krijua nje kalendar i rregullt kombetar, i cili funksionon dhe sot. Pas ndryshimit te regjimit, gjendja e veshtire ekonomike e vendit ndikoi ne demtimin e madh te fushave te tenisit. Federata beri te pamunduren per te ulur sa me shume kete demtim por ishte shume e veshtire. Ne 1996, Federata Shqiptare e Tenisit u be anetare e ITF (Federata Nderkombetare e Tenisit) dhe ETA (Federata Europiane e Tenisit), qe hap nje ere te re ne historine e tenisit shqiptar.

 

tenisi1.jpg (8225 bytes) Lojtaret e klubit Tirana ne nje fotografi me Luca Santilli, anetar i ITF. Flamuret qe shihni jane perkatesisht flamuret e ETA dhe ITF.

Home  English  Shqip  Historia   Aktivitete  Te rinjte   Veteranet  Fotografi   Anetaret e Federates  Kalendari  Klubi i tenisit 'Tirana'    Mesoni tenisin ne Tirane   Kontaktoni me ne

Contact us for site info or report broken links to musaraj@albinfo.com . Copyright  ATF