Tenisi ne shkolla
dhe Tenisi ne shesh
Projekti " Tenisi ne shkolla" eshte nje
nga nga projektet me te subvencionuara nga ITF. Ky projekt ka si qellim perhapjen e
sportit te tenisit neper shkollat fillore e tetevjeçare.
Sigurisht qe tenisi nuk mund te luhet me raketa profesioniste neper
shkolla, prandaj ky projekt parashikon perhapjen e disa lloj raketash me te vogla.
Gjithashtu parashikohet qe shkollat qe marrin pjese ne kete projekt do te marrin nje sasi
te mjaftueshme raketash si dhurate nga ITF. Pasi mesuesit e fiskultures te sterviten pak
nga ana tenistike, ne oret e fiskultures mundet qe femijeve t'ju mesohet sporti i tenisit.
Ky projekt eshte perkrahur nga Ministria e Arsimit dhe po punohet per te filluar se
shpejti. Per me shume informacione mund te kontaktoni me Fatos Nallbanin tek enal@inima.al .
Projekti "Tenisi ne shesh" eshte nje ide
per te perhapur tenisin neper qytetet me te medha te Shqiperise ( mendohet te perhapet
edhe ne Kosove ).
Ideja e ketij projekti eshte te terheqe femijet neper sheshe duke i mesuar
atyre bazat e tenisit, duke zbavitur ata por edhe duke i treguar diçka per sportin e
tenisit. Kjo do te nxise ndertimin e fushave te tenisit neper rrethe, si dhe do te rrise
numrin e lojtareve te tenisit. Ne baze te interesimit te femijeve te qyteteve te ndryshme
mund t'i dhurohen klubeve sportive mjete te ndryshme per luajtjen e tenisit me qellimin e
vetem te perhapjes se ketij sporti tek moshat e reja. Ne kete drejtim deri tani kane rene
dakort klubi sportiv i qytetit te Kukesit dhe ai i Shkodres.
Ky projekt parashikohet te filloje ne 20 maj. Kryesisht aktivitete
do te zhvillohen gjate week-endit per arsye se shumica e femijeve jane ne shkolle. Ky
projekt eshte ideuar dhe do te zbatohet nga Fatos Nallbani, Penar Musaraj dhe
nxenesit e shkolles se tenisit "Tirana". Per me shume informacione na
dergoni nje mesazh prane musaraj@albinfo.com .
Ky projekt ka nevoje per nje ndihme te vogel ekonomike per zhvillimin e tij.
Nqs ju mund te na ndihmoni mos hezitoni te na kontaktoni.