|     
      
       | 
         | 
        
    Studentet shqiptare qe studionin ne France e Itali me tu kthyer ne Shqiperi ne vitet 30
    sollen sportin e tenisit, shume te perhapr ne ate kohe ne ambientet borgjeze europiane.Ne
    Tirane u ndertuan disa fusha tenisi,  dhe gjithashtu disa te tjera u ndertuan ne
    Durres. Gjithashtu lojtaret e rinj shqiptare moren pjese edhe ne aktivitete nderkombetare,
    ku duhet theksuar talenti dhe rezultatet e mira te arritura nga ana e Sali Nallbanit, roli
    i te cilit ne zhvillimin e tenisit eshte i paimagjinueshem. Me 1955, regjimi komunist e
    cilesoi tenisin si "sport borgjez" dhe e ndaloi luajtjen e tij. Megjihate disa
    pushtetare te larte vazhdonin te luanin tenis, dhe prandaj disa fusha u ruajten e u
    mirembajten. Federata Shqiptare e Tenisit u themelua me 1985. U krijua nje kalendar i
    rregullt kombetar, i cili funksionon dhe sot. Pas ndryshimit te regjimit, gjendja e
    veshtire ekonomike e vendit ndikoi ne demtimin e madh te fushave te tenisit. Federata beri
    te pamunduren per te ulur sa me shume kete demtim por ishte shume e veshtire. Ne 1996,
    Federata Shqiptare e Tenisit u be anetare e ITF (Federata Nderkombetare e Tenisit) dhe ETA
    (Federata Europiane e Tenisit), qe hap nje ere te re ne historine e tenisit shqiptar. 
       | 
     |