Veteranet kane luajtur nje rol te rendesishem ne tenisin
shqiptar. Si pasoje e ndalimit te tenisit gjate viteve te diktatures, tenisi ne Shqiperi u
luajt vetem nga disa pushtetare dhe disa te apasionuar, ku hyjne edhe drejtuesit e sotem
te Federates. Si rrjedhim ne vitet e diktatures tenis luajten vetem 3-4 femije dhe pak te
rinj. Keshtu lojtaret me te mire te vendit mbeten veteranet. Prandaj deri ne vitet 95-96
Kampionatet kombetare fitoheshin nga Kadri Arapi, 45 vjec ose Agron Xoxe, 45 vjec si dhe
nga Llambi Prifti, 40 vjec.
Me ardhjen e Federates se re te Tenisit, aktivitetet filluan te organizohen me
mire, dhe u krijua nje kampionat veteranesh, qe ne sezonin e fundit u fitua nga Perlat
Voshtina.