Shkolla e tenisit
"Tirana" ju fton ne ambientet e saj. Shkolla e tenisit "Tirana"
drejtohet nga trainer Nallbani qe eshte 24 vjeç, ka lindur dhe jeton ne Tirane. Ka mesuar
te luaje tenis qe i vogel duke ndjekur traditen familjare te njerit prej yjeve te tenisit
shqiptar, Sali Nallbani (shiko historine ). Ne 1995, pas shume
vitesh si sportist, filloi karrieren e tij si trainer. Nga dora e tij kane dale lojtaret
me te mire te tenisit shqiptar si, Grid Voshtina (kampion kombetar nen 14 vjeç), Penar
Musaraj (3 here kampion kombetar nen 14 e 16 vjeç), Oltion Mollaymeri (fitues i Tirana
Open '99), Andi Zajmi (kampion kombetar nen 12 vjeç), praktikisht te gjithe kampionet e
1999s kane dale nga kjo shkolle.
Fatos Nallbani eshte i specializuar per femije te moshave 8-16 vjeç.
Gjithashtu edhe Federata stimulon stervitjen dhe pergatitjen e ketyre moshave.
Trainer Nallbani gjate specializimit prane shkolles eksperimentale te Barit. Per
kete specializim falenderohet z. Luca Santilli, koordinator prane ITF.
Ne nentor te 1999, trainer Nallbani kreu nje specializim prane ITF (federata
nderkombetare e Tenisit) per tenisin per femije. Ky specializim solli nje bashkepunim te
shkolles "Tirana" me shkollen e tenisit eksperimentale te Barit, duke formuar
nje binjakezim te ketyre dy shkollave. Ne te ardhmen do te zhvillohen aktivitete te
perbashketa, shkembim eksperience dhe ndihme reciproke. Per kete binjakezim falenderojme
drejtorin e shkolles italiane, z. Michelangelo dell'Etera.
Shkolla ka ne program aktivitete te shumta, jashe kalendarit te Federates, per
femijet e moshave 7-13 vjeç, si p.sh. kampionate te shpeshta, aktivitete atletike dhe
zbavitese dhe gjithashtu pjesemarrja ne projektin e "Tenisit ne shesh". (shih Aktivitete )
Fatos Nallbani mund te kontaktohet tek enal@inima.al
dhe ne tel 254-41.
Per me shume informacion ne lidhje me klubin ju lutemi drejtohuni tek seksioni i klubeve.