Tenisi shqiptar ne fillimet e tij, dhe
gjate periudhes se zymte 50-vjecare, nuk e ka pasur te zhvilluar pothuajse fare tenisin
per te rinj. Vetem pas 90s, me ardhjen e Federates se re, tenisi per te rinj filloi te
zhvillohet. Ne bashkepunim me ITF (Federata Nderkombetare e Tenisit) dhe ETA (Federata
Europiane e Tenisit) tenisi per te rinj mori nje zhvillim te menjehershem. Keshtu qe ne
1993 filluan te mbahen kampionatet kombetare nen 16 dhe nen 14. Me pas, ne 1995, Shqiperia
filloi te marre pjese ne kampionatet Europiane per te rinj. Megjithese nuk arrin nivelet e
larta ne klasifikim, ekipi kombetar shqiptar perfaqeson denjesisht atdheun, duke
pasur parasysh dhe kushtet eveshtira te tenisit ne Shqiperi, si dhe periudhen tejet te
shkurter te zhvillimit te ketij sporti ne Shqiperi.
Federata Shqiptare po ben perpjekje qe te shtoje numrin e klubeve te tenisit ne
Shqiperi (qe eshte vetem 5) dhe te zgjeroje aktivitetin ne te gjithe vendin.